Lexoni edhe:
Kosova është pa Ministri të Jashtme funksionale rrezikon humbjen e betejës politike dhe diplomatike nga fushata destruktive e Beogradit!
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në një prej qendrave të votimit të Komunës së Vitisë.
Zyrtarët policorë janë parë duke arrestuar personin e dyshimtë në këtë qendër të votimit.
Sipas policisë bëhet fjalë për një person të dehur i cili ka bërtitur dhe ka shqetësuar personat që ishin në qendër të vendvotimit.
Arrestimi i tij është bërë në qendrën e votimit në shkollën “Dëshmorët e Vitisë” në komunën e Vitisë në të cilën po votohet në balotazh.
Poashtu nga të pranishmit është thënë se i dyshuari nuk pati diçka personale me askënd, vetëm se ishte nën ndikim të alkoolit dhe shkaktoi prishje të rendit dhe qetësisë
(Kosova Sot Online)