Lexoni edhe:
Klinë : E mbushën veturën me derivate deri në 'grykë' e ikën pa paguar, ja çka u ndodhi katër personave
Qytetarët e 21 komunave dje u janë drejtuar kutive të votimit për herë të dytë, ku tashmë kanë përcaktuar se kush do të udhëheq me komunën e tyre për katër vitet e ardhshme.
Nga rezultatet e deritanishme preliminare të publikuara nga KQZ, shihet se në komunën e Dargashit dhe Junikut është një garë e ngushtë.
Rezultati aktual i këtyre dy komunave mund të ndryshoj pas numërimit të votave të diasporës dhe atyre me kusht.
Aktualisht në komunën e Dragashit është duke prirë Shaban Shabani i PDK-së me 5,648 vota apo 50.21% duke lënë pas vetes kandidatin e LDK-së, Bexhet Xheladini me 5,601 vota apo 49.79%. Diferenca mes tyre është vetëm 47 vota.
Kurse në komunën e Junikut, sipas rezultateve preliminare është duke prirë, Ruzhdi Shehu i LDK-së me 1,199 vota apo 50.61%, kurse kandidati i AAK-së, Agron Kuçi ka marrë 1,170 vota apo 49.39%. Diferenca e votave në mes tyre është vetëm 29.
Pjesëmarrja e qytetarëve në votime në raundin e dytë të zgjedhjeve në 21 komunat ishte 37,85% nga 1 milion e 260 mijë e 571 qytetarë sa kishin të drejtë vote.
(Kosova Sot Online)