Lexoni edhe:
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Mbrëmë stacioni për Mbikëqyrje të Kufirit në Vitomiricë/Radavc, gjatë punës policore operative, në fshatin Shtupeq i Madh ka pranuar informacione për lëvizjen e një veture të dyshuar.
Njësitë policore kufitare kanë ndërmarrë veprime operative për verifikim si dhe kanë ndaluar automjetin e dyshuar me targa vendore, në të cilin gjendeshin, drejtuesi i automjeti , i dyshuari P.H. (1983), mashkull kosovar si dhe një dëshmitar .
Nesër mblidhet Kryesia e KuvenditLexoni edhe:
“Gjatë kontrollimit të hollësishëm të automjetit nga zyrtarët policorë janë gjetur dhe sekuestruar:
1 armë e llojit ‘Benelli’ – prodhim italian, 1 armë e llojit ‘Hastan’ – prodhim turk, 1 pako me 20 fishekë të kalibrit 308 WIN, 1 pako me 23 fishekë të llojit sterling, të kalibrit 12 mm., 1 pako me 5 fishekë 12 mm., 1 pako me 9 fishekë të 12mm.,2 këllëfë të armëve të gjata”, njofton policia, transmeton Express.
Pas kompletimit të rastit me urdhër të prokurorit, armët dhe municioni sekuestrohen, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
(Kosova Sot Online)