Lexoni edhe:
23-vjeçarja nga Kosova vdes në një aksident në Danimarkë
Policia e Tropojës ka arritur që t’ju vijë në ndihmë dy turisteve gjermane.
Turistet nga Gjermania, nënë e bijë kanë humbur rrugën gjatë eksplorimit të territorit nga Valbona për në Theth.
Njoftimi i policisë:
23-vjeçarja nga Kosova vdes në një aksident në DanimarkëLexoni edhe:
Tropojë
Policia e Tropojës u vjen në ndihmë 2 turisteve gjermane.
Më datë 15.11.2021, në mbrëmje, në Valbonë, dy turiste nga Gjermania, nënë e bijë, të moshës 70 dhe 43 vjeçe, kanë humbur rrugën duke eksploruar territorin nga Valbona në drejtim të Thethit.
Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe pas disa orë kërkimesh është bërë e mundur gjetja e tyre, në vendin e quajtur "Qafa e Valbonës", në gjendje të mirë shëndetësore.
Turistet gjermane kanë falënderuar punonjësit e Policisë që i erdhën në ndihmë.
(Kosova Sot Online)