Zbulohen 18 viruse të rrezikshme në tregjet e mishit në Kinë
Kina mund të shkaktojë një tjetër pandemi pasi studiuesit kanë gjetur tetëmbëdhjetë viruse “me rrezik të lartë” që fshihen në tregjet e mishit. Sipas prestigjiozes “The Sun”, një treg i mishit në Wuhan ku tregtarët shisnin gjitarë, zvarranikë dhe peshq u bë shkaktar për shpërthimin fillestar të Covidit në vitin 2019.
Sipas shkencëtarit britanik Dr Eddie Holmes, ekspertët kinezë kishin vënë në dukje rrezikun e “përhapjes” së një virusi nga kafshët te njerëzit pesë vjet përpara fillimit të pandemisë, pasi vizituan tregun e ushqimeve të detit Huanan. Dhe tani ekspertët kanë paralajmëruar se speciet e kafshëve të egra që tregtohen dhe konsumohen në tregjet e lagështa të Kinës janë një “pandemi që pret të ndodhë”, raporton Straits Times.
Një studim i ri i publikuar më 12 nëntor, ka identifikuar 71 viruse të gjitarëve, duke përfshirë 18 me rrezik të lartë që mund të jenë të rrezikshëm për njerëzit dhe kafshët e tjera. Sipas studiuesve, më shqetësues janë mikrobet e gjetura në civetë, një kafshë e vogël nate e ngjashme me një baldosë që ishte specie që barti koronavirusin SARS nga lakuriqët te njerëzit në Kinë në vitin 2002.
(Kosova Sot Online)