![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Përfundon numërimi i votave nga diaspora, ku u përmbys rezultati
![Përfundon numërimi i votave nga diaspora, ku u përmbys rezultati](/uploads/kosova-sot/images/2021/November/16/auto_4433-zgjedhjet-lokale-ne-kosove-kujt-ia-lejon-e-kujt-ia-ndalon-ligji-kandidimin1637052032.png)
Komisioni Qendror Zgjedhor ka përfunduar numërimin e votave nga diaspora.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Ju njoftoj se rreth orës 20:00 ka përfunduar numërimi i votave të ardhura me postë”, ka thënë Elezi.
Votat nga diaspora ishin vendimtare për komunën e Dragashit ku edhe u përmbys rezultati.
LDK ka mposhtur PDK-në në Dragash me votat e diasporës.
Ndërsa në Junik rezultati nuk ndryshoi pas votave të diasporës. LDK arriti ta ruajë fitoren atje.
(Kosova Sot Online)