
Lexoni edhe:
Luftimi i krimit të instaluar në komunën e Prishtinës të keq qeverisur nga Shpend Ahmeti i inkriminuar, mision i vështirë e sfidues për kryetarin në ardhje Përparim Rama
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka miratuar projektligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.
Fillimisht, komisioni miratoi një për një, 12 amendamente shtesë të projektligjit.
Ato për votim i paraqiti, kryesuesi i grupit punues, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli.Ai tha se ky projektligj me amendamentet plotësuese i plotëson gjitha kriteret.
Por deputeti i PDK-së, anëtar i komisionit, Hisen Berisha shprehu rezerva për disa prej amendamenteve dhe për këtë arsye abstenoi për projektligjin.
“Ky ligj rregullon çështjet një herë e përgjithmonë dhe jo çështje specifike, prandaj duhet të ketë kujdes në formulime”, tha ai.
Anëtarët e tjerë të komisionit u pajtuan me amendamentet.
(Kosova Sot Online)