![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Katastrofa natyrore në Kanada, përmbytje e rrëshqitje të dheut, shumë banorë të zhdukur
![Katastrofa natyrore në Kanada, përmbytje e rrëshqitje të dheut, shumë banorë të zhdukur](/uploads/kosova-sot/images/2021/November/17/auto_640-0-kandajpg-1637150658-600x3551637152453.jpg)
Një stuhi vdekjeprurëse e përshkruar nga zyrtarët si një ngjarje moti që ndodh një herë në shekull, ka ndërprerë lidhjet rrugore dhe hekurudhore rreth Vankuverit, në Kanada.
Një grua humbi jetën nga një rrëshqitje dheu në autostradë, ndërsa ekipet e shpëtimit janë në kërkim të të zhdukurve.
Ekipet e shpëtimit me ndihmën e qenve të trajnuar, po kërkojnë njerëz, e automjetet e të cilëve mund të jenë varrosur nga rrëshqitjet e dheut në provincën kanadeze të British Columbia, në një kohë kur dy kompanitë më të mëdha hekurudhore të vendit raportuan dëme serioze në rrjetet e tyre, raporton oranews.
Stuhia, e cilat filluan të dielën, shkatërroi rrugët në krahinë, bllokoi një tubacion nafte dhe bllokoi 2 autostrada të rëndësishme në zonë.
Autoritetet në Merritt, 200 milje në verilindje të Vankuverit, urdhëruan dje 8,000 banorë të largohen nga shtëpitë e tyre, pasi nivelet e lumenjve u rritën me shpejtësi, por disa u bllokuan në shtëpi, tha një zyrtar.
Canada Task Force 1 had said the conditions for landing along #Hwy7 were incredibly difficult due to the mudslides.
— Kamil Karamali (@KamilKaramali) November 16, 2021
Videographer Parham Pashaei, who was trapped overnight on the highway, shared this video with us of his rescue. #bcstorm pic.twitter.com/vry8uPysFx
Mud Slides & Rock Slides From Hope, BC to Merritt, BC❌
— 401_da_sarpanch (@401_da_sarpanch) November 15, 2021
.#BCStorm #mudslide #BritishColumbia #HopeBC #MerrittBC #rainfall #Weather #canada #BCFlood pic.twitter.com/KuJr6gtBAb
#landslides #landslide #bcstorm and flooding in British Columbia Canada pic.twitter.com/qeZpdJXgqk
— Aleksander Onishchuk (@Brave_spirit81) November 16, 2021
(Kosova Sot Online)