Lexoni edhe:
Besnik Bislimi flet pas diskutimeve në Bruksel, thotë se Serbia insiston në punën e Asociacionit
Bajram Ajeti ka dhënë dorëheqje nga posti i Kryetarit të Qendrës në Besjanë në Lëvizjen Vetëvendosje.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai me anë të një postimi në Facebook.
Ajeti ka thënë se dorëheqja vjen pas një rrugëtimi të gjatë në LVV, për t’ia lënë pozitën në duar brezit të ri.
Postimi i plotë:
Pas një rrugëtimi të gjatë si Kryetar i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë, me një fillim jo të lehtë në strukturim dhe aktivitet politik deri në fitoret e një pas njëshme në zgjedhjet qendrore dhe lokale, ku u nisën ndryshimet e mëdha, nga fitorja e Llapit në fitore në tërë Kosovën, dorëhiqem nga pozita e Kryetarit të Qendrës për t’a lënë në duar të brezit të ri. Perkushtimin dhe vullnetin ndaj LVV-së do e kem të perjetshëm. Ju falenderoj të gjithëve për besimin, bashkëpunimin dhe rrugëtimin drejtë këtyre fitoreve.
(Kosova Sot Online)