Kërkohet prania e policisë rreth argjendarive

  • A.P /
  • 17 November 2021 - 16:16
Kërkohet prania e policisë rreth argjendarive

Drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj, Nëkoloneli Basri Shabani me stafin e tij të lartë, sot ka thirrur në takim pronarët e argjendarive të komunës së Ferizajt.

Në këtë takim, njoftohet se veç tjerash është diskutuar situata e sigurisë, e cila është vlerësuar e qetë në rajonin e Ferizajt, ndërkaq është paraqitur nevoja që të shtohen aktivitetet dhe masat e policisë rreth dyqaneve të argjendarive në Ferizaj, në parandalim të incidenteve kriminale,  vjedhjeve të rënda dhe grabitjeve .

“Drejtori Rajonal, i ka siguruar pronarët e argjendarive se policia ka hartuar planin operativ me masa të shtuara të policisë në terren dhe  operacionet e policisë do të zhvillohen në të gjitha komunat e rajonit: Ferizaj, Kaçanik,Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit.

Policia do të angazhojë të gjitha njësitet e saja pëfshirë policët e rendit,  hetuesit e stacioneve policore , hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, Inteligjencën dhe Njësinë e Regaimit të Shpejtë ( NJRSH).

Në fund të këtij takimi u përcaktuan prioritetet e policisë rajonale për ditët në vijim  dhe policia do të jetë e pa kompromis ndaj të gjithë atyre që kanë tendenca të prishin rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Ferizajt”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

(Kosova Sot Online)