Sulmi ndaj Kapitolit, jepet dënimi për 'Shtriganin'

  • A.P /
  • 17 November 2021 - 19:19
Sulmi ndaj Kapitolit, jepet dënimi për 'Shtriganin'

Jacob Chansley, i njohur ndryshe edhe si “Shtrigani QAnon”, është dënuar me 41 muaj burg për ngjarjet në Kongresin amerikan, në datën 6 janar të këtij viti.

Nga të gjithë pamjet e ngjarjeve në Kapitol, kishte edhe disa pamje që tërhoqën vëmendjen për veçantinë e tyre, si të ardhura nga një kohë dhe një botë tjetër. Një i ri, i veshur vetëm me një peliçe dhe me dy brirë, paraprinte ato dhjetëra protestues pro Trump që u vërsulën në godinën ikonike të pushtetit amerikan, duke e pushtuar atë me orë të tëra.

Pamjet e tij, triumfues në vendin që zakonisht i përket Nancy Pelosit do të jetë e skalitur gjatë në mendjen e amerikanëve, dhe në faqet e librave të historisë.  

32-vjeçari është nga të parët “kryengritës” që ka marrë dënimin nga drejtësia amerikane

(Kosova Sot Online)