Qëndron Kastrati: Humba për shkak të reformës në arsim

  • A.P /
  • 17 November 2021 - 20:55
Qëndron Kastrati: Humba për shkak të reformës në arsim

Qëndron Kastrati ka thënë se i ka humbur zgjedhjet për kryetar të komunës në arsim për shkak të reformës së tij në arsim.

Kastrati thotë se mënyra se si u interpretua jo nga opozita në Kamenicë ishte e dobët dhe ndikoi tek qytetarët.

“Humba për shkak të reformës në arsim”, thotë ai.

“Ishte spektri politik ai që e keqinterpretoi këtë tek qytetarët. Ata thanë se as Serbia nuk ka mundur të i mbyllë shkollat tona e tash po vjen Kastrati e po e bën këtë. Kjo ishte e ulët dhe e pasaktë. Ato ndryshime demografike që kanë ndodhur në Kamenicë kërkojnë ndryshime. Nuk kanë ndodhur vetëm në Kamenicë këto ndryshime por në të gjithë botën. Kishte shkolla në fshatra me vetëm 5 nxënës”, shtoi Kastrati.

Kastrati humbi zgjedhjet në balotazh kundër kandidatit të VV-së, Kadri Rrahimaj.

Kastrati nisi reformat në arsim në Kamenicë, ku si qëllim kishte mbylljen e disa shkollave nëpër fshatra ku kishte shumë pak nxënës. Kastrati u premtoi edhe transportin për këta nxënës. Shkollat që donte ai të mbylleshin kishin 5-7 nxënës. 

(Kosova Sot Online)