![](/uploads/kosova-sot/images/2021/November/18/200x200_fffffffffffffffffff1637218537.jpg)
Lexoni edhe:
Mashtruesi Behxhet Pacolli njeri pa moral, politikën e bënë vetëm për interes e biznes puro-personal!
Një klasë në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në fshatin Busavatë të Kamenicës, tashmë mban emrin e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.
Kolektivi i shkollës dhe komuniteti i prindërve kanë vendosur për ta emëruar klasën sipas ministres së Arsimit.
E për këtë ka njoftuar edhe kryetari në detyrë i Kamenicës.
Sipas Kastratit, klasa e ka marrë emrin e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit, e dy-tri ditë pasi ajo klasë është emëruar kështu, ministrja e arsimit e ka vizituar shkollën.
“Tash paramendo në njërën nga ato shkollat, klasa e ka emrin Arbërie Nagavci. Ajo shkon e viziton pas 2-3 dite, gjatë kohës sa ishte ministre dhe bënte veprime… ka edhe fotografi me emrin e klasës”, ka deklaruar Kastrati.
(Kosova Sot Online)