Lexoni edhe:
Një klase në Kamenicë ia kanë lënë emrin “Arbërie Nagavci”
Kryeministri Albin Kurti ka thënë që Kosova nuk e ka humbur grantin e MCC për gazsjellësin. Ai tha se fondet e këtij granti janë ndarë për investime të tjera.
Kurti tha se në këtë projekt nuk janë vënë kushte nga asnjëra palë.Kryeministri deklaroi se Qeveria e Kosovës e ka vlerësuar me kujdes projektin për ndikimin e gazit në çmim in e energjisë.
Një klase në Kamenicë ia kanë lënë emrin “Arbërie Nagavci”Lexoni edhe:
“Ne e kemi qartësuar që disa herë që granti nuk është humbur dhe as që ka qenë në rrezik asnjëherë që të humbet ai. Gjithashtu e kemi qartësuar që granti deri në 120 milioner euro nuk është ndarë specifikisht vetëm për infrastrukturë gazi, ndonëse ky opsion ka qenë duke u studiuar. Ne kemi vendosur që grantin ta shpenzojnë për investime të tjera. Qeveria e Kosovë nuk i ka vënë kushte MCC për sa i përket këtij projekti dhe as MCC nuk i ka vënë kushte Qeverisë. Pra ka qenë raport partneriteti pa kushtëzime. Partneriteti i tillë i ngushtë vazhdon duke i trajtuar çështjet edhe si dizajn taksni e fizibilitet ekonomik. Qeveria e Kosovës thjeshtë e ka vlerësuar me kujdes projektin dhe ndikimin në çmimin e energjisë”, ka thënë ai.
(Kosova Sot Online )