Lexoni edhe:
Alarmi qe vjen nga miqtë ndërkombëtar - shteti në rrezik nga drejtësia e dështuar përballë krimit të organizuar!
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, të tregoj para qytetarëve pse e ka refuzuar projektin e gazitsjellësit.
Mes tjerash, Tahiri iu drejtua Kurtit duke i thënë se i pëlqen ‘qasja e tij arrogante’ madje i kërkoi të vazhdojë pasi siç tha ai, ‘çdo ditë du me t’pa qishtu’.
“Mos u zgërdhi, se puna o ma serioze, ju keni kërkuar nga qytetarët me bashkëqeveris me ta, të kanë refuzuar, ke ngjall pasiguri të madhe, ke ngjall frikë tek qytetarët, qeverisja jote e ka refuzuar projektin më të madh të rëndësishëm pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Po më pëlqen arroganca jote jashtëmase, jam shumë i lumtur dhe çdo ditë dua të të shoh kështu, por po degradon vendi shumë me këtë arrogancë që e ke, këtë qasje që e ke”.
“Dil dhe jepu një shpjegim qytetarëve se pse e ke refuzuar projektin e gazsjellësit. Mos u fsheh, dil para qytetarëve dhe shpjegoje pse je kundër këtij projekti kaq të rëndësishëm, ku është problemi”, tha tutje Tahiri.
(Kosova Sot Online)