Lexoni edhe:
Sot më pak raste të reja me koronavirus në Kosovë
Situata e infektimit është pothuajse në valën e katërt në Europë ku Gjermania pavarësisht rasteve në rritje e ka të pamundur të marrë një vendim kur ende nuk ka përcaktuar koalicionin qeverisës. Në Austri numri ka pësuar rritje, ndërsa Çekia bëhet gati të izolojë këdo që nuk ka bërë vaksinën ose nuk është shëruar së fundmi nga infektimi.
Angela Merkel e ka deklaruar si dramatike situatën e pandemisë në Gjermani, duke llogaritur 53 mijë rasteve me Covid të regjistruara në vend në 24 orët e fundit.
Sot më pak raste të reja me koronavirus në KosovëLexoni edhe:
Numri i vdekjeve sipas Kancelares në ikje është gjithashtu i frikshëm, duke vënë në dukje se numri i njerëzve të pranuar në njësitë e kujdesit intensiv po rritet me shpejtësi.
Kancelarja deklaroi se nuk është kurrë vonë për të marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa nënvizoi se vendi është në emergjencë të plotë.
Edhe nëse nuk do të ketë një shumicë politike për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme më 25 nëntor kjo do të jetë edhe më e vështirë.
Anestezistët gjermanë kanë deklaruar se po shkohet drejt katastrofës.
Shoqata bën thirrje për masa efektive kontrolli dhe një aplikim të rregullit 2G, pra afrim vetëm për personat e vaksinuar dhe të kuruar për të gjitha fushat e jetës publike në Gjermani.
Në Austrinë e sipërme situata është gjithashtu dramatike. Incidenca e të prekurve me Covid rritet gjtihashtu edhe në Salzburg duke mos përjashtuar bllokimin.
Republika Çeke do të lërë nga e hëna jashtë ambienteve të gjithë personat e pavaksinuar duke përfshirë restorantet, klubet dhe eventet publike për të kundërshtuar avancimin e valës së katërt. Testet nuk do të jenë më të mjaftueshme, do të jetë e nevojshme të vërtetohet se ata janë të vaksinuar apo të kuruar.
Duke filluar nga 1 dhjetori, suedezët do të duhet të paraqesin gjithashtu vërtetimin e vaksinës për grumbullime deri në 100 persona.
Belgjika ka rikthyer detyrimin për të punuar nga shtëpia 4 ditë në javë. Puna në distancë është e detyrueshme për katër ditë në javë, nga e shtuna 20 nëntor deri më 13 dhjetor. Pas kësaj, detyrimi duhet të bjerë në tre ditë. Ndër masat e tjera paraprake janë edhe mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura që nga mosha 10 vjeç, por jo në shkollë, ku mund të vendosen rregulla të tjera.
Rritja e infeksioneve vazhdon edhe në Hungari. Shifrat e qeverisë flasin për 10 mijë raste të reja dhe 178 vdekje në ditë. Rreth 40% e hungarezëve nuk e kanë marrë ende vaksinën, një vonesë prej gati 9 pikë përqindjeje krahasuar me shkallën mesatare të vaksinimit në pjesën tjetër të 27 vendeve të Bashkimit Evropian.
(Kosova Sot Online)