29-vjeçari që kërkohej nga Policia për grabitjen në Prizren ‘ia pa sherrin’ një postimi në Instagram

  • A.P /
  • 18 November 2021 - 22:45
29-vjeçari që kërkohej nga Policia për grabitjen në Prizren ‘ia pa sherrin’ një postimi në Instagram

29-vjeçari që kërkohej nga Policia për grabitjen në Prizren ‘ia pa sherrin’ një postimi në Instagram

29 vjeçari Leotrim Latifi, i konsideruar prej vitesh si një prej personave më të rrezikshëm në Kosovë, i njohur për përfshirje në një mori grabitjesh të armatosura në Kosovë është arrestuar sot si i dyshuari kryesor për grabitjen e armatosur në një argjendari në Prizren ku mbetën të plagosur babë e bir, pronarë të këtij biznesi.

Burime kanë treguar se 29 vjeçari ia pa sherrin një ‘story’ të postuar në rrjetin social Instagram nga e dashura e tij, emër i njohur për redaksinë.

E dashura, e Leotrimit ka postuar një story në Instagram nga një villë në Batallavë në të cilën shihej edhe vetura e të dyshuarit. Kjo u bë shkak që forcat e Policisë ta kapin pikërisht deri sa ndodhej në vilë me të dashurën, një prej grabitësve më të rrezikshëm në Kosovë.

Reporteri ka siguruar edhe fotografinë e publikuar si ‘story’ në Instagram, që u bë shkas i kapjes së të dyshuarit.

Aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës për kapjen e Latifi u krye në ora 6 të mëngjesit të ditës së sotme.

Pos tij Policia ka arrestuar edhe të dyshuarin tjetër, Ibrahim Qadraku dhe një person të tretë i cili nuk është identifikuar ende.

(Kosova Sot Online)