
Dalin video të reja për skandalin e Lakrishtes

Janë publikuar pamje të reja për skandalin e Lakrishtës.
Gazetari Arsim Halili ka postuar në rrjetet sociale pamje të papublikuara më parë, të siguruara nga banorët nga skandali i shkatërrimit të materialit kancerogjen të azbestit, herën e parë, më 15 shtator 2021 rreth orës 06:00 të mengjesit në lokacionin ku gjendej autoshkolla në Lakrishte.
“Ky skandal ishte përseritur më 2 tetor, fundjavë, ditë e shtunë me shkatërrimin e kulmeve të tjera me azbest pamje të cilat janë publikuar në postime e mëhershme.”, ka shkruar Halili
Kujtojmë se sipas laboratorit të specializuar gjerman CRB me seli në Hardegsen, rrezikshmëria e azbestit të shkatërruar në mënyrë të pakontrolluar me ekskavator në Lakrishtë është e shkallës së tretë (nga 1-5), që përmban mbetje kancerogjene dhe rrezikshmëri të lartë kontaminimi.
Mostrat ishin dërguar nga Ministria e Mjedisit pas skandalit mjedisor të shkaktuar dy herë me paramendim, i cili alarmoi banorët e zonës.
NPB-ja në mbarim të mandatit të Shpend Ahmetit, planifikoi rrënimin e objektit me azbest duke rrezikuar shëndetin publik, ndërsa projekti parasheh ndërtime të kullave me banesa dhe hapësirë për biznesin. Skandali tashmë është nën hetime.
(Kosova Sot Online)