KQZ: Përparim Rama është zyrtarisht fitues i zgjedhjeve në Prishtinë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve për kryetar të komunës së Prishtinës, ku Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), zyrtarisht ka fituar garën përball Arben Vitisë së Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).
Në KQZ sot është bërë certifikimi i rezultateve për raundin e dytë për kryetarë të komunave.
Edhe zyrtarisht në Prishtinë, fitues është Përparim Rama i LDK’së.
Nga rezultati zyrtar, Përparim Rama ka marrë 50.98 për qind të votave në kryeqytet, ndërsa Arben Vitia ka marrë 49.02 për qind.
(Kosova Sot Online)