
Pas një vizite familjare, kryetari i Prishtinës niset për në Kosovë

Kryetari më i ri i Prishtinës, nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Përparim Rama, në zgjedhjet lokale të raundit të dytë doli fitues, për ta udhëhequr Prishtinën si kryetar i saj.
Rama, disa ditë pasi u shpall fitues në raundin e dytë të zgjedhjeve, ka zhvilluar një vizitë familjare në Londër këto ditë.
Kryetari i Prishtinës, pas një vizite të shkurtër në Londër është nisur përseri drejt Kosovës, ku tanimë e pret puna e re si kryetari i Prishtinës.
Përparim Rama pritet që brenda një muaji të marrë postin e kryetarit.
Perparim Rama me profesion është arkitekt i njohur ndërkombëtarisht.
Në zgjedhjet e mbajtura të dielën Rama mori gjithsej 40.659 vota.
Ndërsa, kandidati nga Vetëvendosje, Arben Vitia, u rëndit i dyti me 38.958 vota.
(Kosova Sot Online)