Lexoni edhe:
Lutfi Haziri njofton se do të mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor i degës së LDK-së në Gjilan
Ka vdekur një person, pasi i njëjti sot gjatë ditës ka rënë në një humnerë në Prevallë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
Ai tha se trupi i pajetë është gjetur sot pas orës 16:00.
“Sot rreth orës 14:35 kemi pranuar informacionin se një person ka rënë në humnerë në Prevallë. Njësitet policore, njësia e emergjencës dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Pas orës 16:00 kemi pranuar informacionin se është gjetur një trup i pajetë”, ka thënë Osmanollaj.
(Kosova Sot Online)