E rëndë/ Po festonte në dasmën e motrës, 23 vjeçarja vdes pas goditjeve nga dy makina

  • E. /
  • 22 November 2021 - 08:52
E rëndë/ Po festonte në dasmën e motrës, 23 vjeçarja vdes pas goditjeve nga dy makina

Kishte dalë jashtë restorantit ku po festohej dasma e motrës së saj për të pirë një cigare kur 23 vjeçarja u godit nga dy makina.

Ky ishte fundi tragjik i 23 vjeçares hungareze Mercédesz Vivien Zakor, e cila mbërriti në Itali në Torre di Mosto (Venecia) për të marrë pjesë në dasmë.

Disa dëshmitarë e panë 23-vjeçaren duke lënë vendin e saj dhe duke ecur drejt daljes, ndërsa miqtë dhe të afërmit po festonin çiftin.

E reja kaloi portën e rezidencës bujqësore, një strukturë prestigjioze në mes të fshatit venecian rreth njëzet kilometra larg Caorle, pa e kuptuar se kishte dalë në rrugë.

 Zona ishte e mbuluar me mjegull të dendur dhe dukshmëria ishte ulur në rreth dy metra.

Papritur ka mbërritur një makinë dhe ka goditur vajzën duke e hedhur në anën tjetër të rrugës, ndërsa një makinë e dytë e ka goditur sërish 23 vjeçaren duke shënuar kështu dhe fundin e saj tragjik.

Karabinierët e Portogruaros kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë tentuar ndër të tjera të rindërtojnë dinamikën e aksidentit. 

(Kosova Sot Online)