
Lexoni edhe:
Hetoni dhe zbuloni krimin, ku mbeten “Fondi "3%" dhe “Vendlindja Thërret” të mbledhura nga mërgimtarët!
Të paktën 46 persona, shumica prej tyre nga Maqedonia e Veriut, kanë vdekur pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë.
Në mesin e viktimave ka edhe fëmijë, derisa shtatë të mbijetuar janë duke u trajtuar në spitalin e Sofjes, si pasojë e djegieve.
Për aksidentin tragjik ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme të Bullgarisë, përmes një një njoftimi në faqen zyrtare.
Në fillim u njoftua se nga ky aksident kanë mbetur të vdekur 45 persona, por më vonë u përditësua numri në 46.
“Denoncimi për një aksident të rëndë trafiku është bërë pak pas orës 2 të mëngjesit të sotëm. Sipas të dhënave fillestare nga autostrada e Strumës, rreth 31 km është aksidentuar një autobus i regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 45 persona. Në vendngjarje kanë shkuar me kohë ekipet e policisë, zjarrfikëses dhe ambulanca. Si rezultat i veprimeve të tyre të shpejta, shtatë persona janë transportuar në spital për mjekim. Po kryhet një inspektim. Qarkullimi është ndërprerë në të dy drejtimet. Një organizim i përkohshëm për lëvizje përmes p.v. Dolna Dikanya dhe p.v. Daskalovo”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
2Zyrtarët duke qëndruar afër vendit ku ka ndodhur incidenti me autobus në Bullgari.
3Një zyrtar i departamentit të forenzikës shihet në vendin e ngjarjes.
4Tjetër pamje nga vendi i ngjarjes.
5Udhëtarët është raportuar se janë nga Maqedonia e Veriut.
6Punëtorë të mediave shihen duke raportuar nga vendi i ngjarjes.
7Një gazetare shihet duke raportuar drejtpërdrejt nga vendi ku ka ndodhur aksidenti.
8Incidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 23 nëntorit.
9Në mesin e viktimave është raportuar se ka edhe fëmijë.
(Kosova Sot Online)