Kryetari i komunës ku ndodhi aksidenti jep detaje: Autobusi u gërvisht 50 metra në parmakë
Autobusi i aksidentuar ka gërvishtur rreth 50 metra parmak në zonën e aksidentit. Kështu iu tha gazetarëve kryetari i komunës së Pernik Stanislav Vladimirov me rastin e aksidentit të rëndë të autobusit në të cilin humbën jetën 45 shqiptarë.1
“Zona është e lagësht. Autobusi ka gërvishtur parmakun mbrojtës të rrugës përmbi 50 m. I shprehim ngushëllimet tona të afërmve. Arsyet mund të jenë të shumta. Pista është e lagësht. Kjo rrugë ka një pjerrësi shumë të madhe. Nuk mund të them nëse kjo është arsyeja, por arsyet mund të jenë të shumta. Tani do të shkoj në vendin e ngjarjes”, tha Vladimirov, raporton agjencia bullgare e lajmeve ‘Focus’.
“Në këtë zonë ka shpesh aksidente. Kjo rrugë është një nga më të vështirat në vendin tonë. Ka një zhvendosje të madhe këtu dhe rreth 2 km më poshtë. Ky seksion është në rrjetin kombëtar rrugor. Ka një përqendrim aksidentesh këtu”, deklaroi tutje ai.
Në aksident raportohet se kombësia e 45 të vdekurve është shqiptare. Kështu u konfirmua përgjatë ditës nga ish-ministrja e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Olta Xhaçka.
(Kosova Sot Online)