Kush është gruaja që po dëshmon kundër Salih Mustafës në Hagë?
I nënti më radhë dëshmitarë që po jep dëshminë e tij për rastin e ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.
Të mërkurën po vazhdon gjykimi i Mustafës nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Por, nuk ka detaje për publikimin. Dëshmia ka kaluar në ambient privat.
Kësaj radhe kemi një dëshmitare e cila është duke iu përgjigjur pyetjet e prokurorit dhe mban kodin W04390.
Gjykata Speciale në Hagë
Salih Mustafa ishte arrestuar më 24 shtator të vitit të kaluar.
Ai akuzohet për “krime lufte”, si pjesë e UÇK-së.
Ka mohuar të gjitha aktakuzat e ngritura ndaj tij.
Ndërsa, është i pari ndaj të cilit ka nisur gjykimi.
(Kosova Sot Online)