Lexoni edhe:
Dështimi i luftës kundër korrupsionit po e rrezikon edhe sigurinë e shtetit
Nga dhjetori i vitit të kaluar e deri më 16 nëntor 2021, Qeveria dhe Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, KOSTT ka paguar për rrymën e shpenzuar në veri të Kosovës 27.7 milionë euro.
Lidhur me këtë ka reaguar Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, sipas të cilit një gjë e tillë paraqet shkelje të rëndë të drejtave të njeriut si dhe diskriminim në baza etnike.
Dështimi i luftës kundër korrupsionit po e rrezikon edhe sigurinë e shtetitLexoni edhe:
KMDLNj vlerëson se Qeveria e Kosovës duhet të bëjë diskriminim pozitiv vetëm duke u mbështetur në gjendjen ekonomike të qytetarëve, dhe në asnjë mënyrë në baza etnike. Ndërkohë që ka ftuar deputetët që ngritën kundër këtij diskriminimi.
“Është e vërtetë se Qeveria aktuale e Kosovës, këtë dukuri diskriminuese e ka trashëguar nga qeveritë paraprake, mirëpo nuk mund dhe nuk duhet ta përdorë si arsyetim për mosveprim ndaj këtij aparteidi të drejtave civile dhe sociale që ua bënë qytetarëve të saj. Është e paturpshme, cinike dhe skajshmërisht e pamoralshme deklarata e një zyrtareje të lartë të shtetit se ‘me këto fatura po e paguajmë sovranitetin për atë pjesë të Kosovës …’ , aq më parë që pikërisht përfituesit e këtij diskriminimi janë mohuesit më të mëdhenj të këtij sovraniteti, duke i shërbyer një shteti skajshmërisht armiqësor ndaj shtetit të Kosovës. A është e drejtë dhe e moralshme të shpërbleni mohuesit e sovranitetit të Kosovës duke ua vjedhur paratë kontribuuesve (me vuajtje, gjak dhe jetë ), ndërtuesve dhe mbrojtësve të sovranitetit të Kosovës ? ! Asnjë shtet dhe vend normal nuk do ta lejonte këtë e lëre më ta bëjë këtë”, thuhet në reagim.
Sipas KMDLNj, Qeveria e Kosovës duhet të bëjë diskriminim pozitiv vetëm duke u mbështetur në gjendjen ekonomike të qytetarëve që do të liroheshin nga pagesa pavarësisht përkatësisë kombëtare, moshës, gjinisë, bindjeve fetare dhe politike.
“Të drejtat e njeriut janë të drejta universale dhe nuk ndahen në bazë të përkatësive etnike. Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk lejon asnjë diskriminim në baza etnike. KMDLNj thërret deputetët e Kuvendit të Kosovës të ngriten kundër këtij diskriminimi në baza etnike sepse për këtë e kanë kërkuar votën dhe në emër të kësaj e kanë fituar mandatin. Deputetët e Kosovës përveç se përfaqësojnë interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës, e kanë për detyrim t’i mbrojnë të drejtat e qytetarëve të Kosovës, pa asnjë dallim dhe pa asnjë diskriminim. A po e bëjnë këtë ? Sigurisht se jo apo jo në masën e duhur”, thuhet në reagim.
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar edhe ndaj thirrjes së ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, që të kursehet energjia elektrike dhe të përdoren alternativat tjera për ngrohje.
Në këtë rast, KMDLNj ka thënë se përkrahë kërkesën e ministres Rizvanolli për kursim të energjisë elektrike vetëm nëse të njëjtat masa përdoren edhe në katër komunat veriore.
“Nuk është në rregull që në emër të kursimit të energjisë elektrike, pjesa dërrmuese e qytetarëve të Kosovës t’i fërkojnë duart apo të ngrohen sipas metodës indiane kurse në emër të sovranitetit, mohuesit e sovranitetit të shpenzojnë rrymë, pa asnjë kufizim dhe ne të paguajmë për ta”, thuhet në reagim.
(Kosova Sot Online)