![](/uploads/kosova-sot/images/2021/November/25/200x200_w2221637849989.jpg)
Lexoni edhe:
Çfarë gjejnë kamerierët pas mbylljes së klubeve të natës?
Shumica e çifteve shpenzojnë vite duke planifikuar me përpikëri dhe duke kursyer për ditën e tyre të veçantë, por edhe tani për shkak të pandemisë, gjërat nuk shkojnë gjithmonë sipas planit.
Në fakt, disa çifte janë detyruar të ndryshojnë datën e dasmës disa herë, për shkak të masave kufizuese të vazhdueshme të COVID-19 që do të thotë se ata nuk mund të vazhdonin me planet e tyre.
Çfarë gjejnë kamerierët pas mbylljes së klubeve të natës?Lexoni edhe:
Kjo është pikërisht ajo që ndodhi me një çift, të cilët u detyruan të ndryshonin dy herë datën e dasmës, përpara se gjërat më në fund dukej se po shkonin mirë për të vazhduar përpjekjen e tyre të tretë, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, fatkeqësia goditi edhe një herë çiftin, kur dhëndri përfundoi në spital në ditën e dasmës pasi u helmua nga ushqimi.
Në vend që ta anulonin dasmën që pa dyshim do të reflektohej me humbje të madha parash, dhëndri inkurajoi nusen e tij që të vazhdonte me dasmën dhe alternativa që ai të ishte disi prezent ishte mjaft spektakolare.
Në mungesë të dhëndrit, nusja e kalonte ditën me një shtyllë me rrota, me një iPad të vendosur në krye derisa figuronte fytyra e dhëndrit në ekran.
@thevictorianyoungsville he had severe food poisoning & is doing better now! ? #weddingtiktok #manifestation #relationships #selfcare #wedding #fyp #horrorstory #weddingfail
♬ SAD GIRLZ LUV MONEY Remix (feat. Kali Uchis and Moliy) - Amaarae & Kali Uchis
(Kosova Sot Online)