Lexoni edhe:
PDK me “Qeveri në Hije “ po ri-instalon politikat tradhtare të Hashim Thaçit që stimulojnë pazaret me Serbinë për ndarjen e Kosovës!
Ava White, 12 vjeçe, u ther për vdekje në qendër të qytetit Liverpool të Anglisë të enjten në mbrëmje. Katër djem – një 13 vjeç, dy 14 vjeç dhe një 15 vjeç – janë arrestuar nën dyshimin për vrasje.
Policia beson se Ava dhe shokët e saj patën një grindje me fjalë, që çoi në sulmin ndaj adoleshentes, që i shkaktoi “lëndime katastrofale”. Policia merr vesh se sulmuesit kishin ikur nga vendi i ngjarjes.
Policia u njoftua për një sulm në orën 20:39. Kur policët shkuan në vendin e ngjarjes, e gjetën vajzën të rrëzuar në tokë. Disa kalimtarë rasti, të cilët ishin dëshmitarë të incidentit, ishin duke ia dhënë ndihmën e parë.
Ekipi i ndihmës urgjente u mundua që ta ndihmonte vajzën e re dhe e dërgoi në një spital për fëmijë, por ajo fatkeqësisht vdiq pak më vonë, shkruan Independent.
Qendra e qytetit ishte e ngarkuar me njerëz në kohën e incidentit, sepse sapo ishin ndezur dritat në drurin e Kërshëndellave. Policia ka bërë thirrje që të paraqiten me informacione të gjithë ata që e kanë parë incidentin ose që kanë mundur ta incizojnë me telefon.
APPEAL | We have today (Fri) launched a murder investigation following an incident in #Liverpool city centre last night (Thurs) following which a 12 year-old girl, Ava White (pictured) sadly died. Four males have been arrested on suspicion of murder: https://t.co/94rlv5CBsW pic.twitter.com/HzxGxBPNNU
— MerPol Liverpool City Centre (@MerPolCityCen) November 26, 2021
(Kosova Sot Online)