Lexoni edhe:
Fundi i turpshëm i dy mandateve të Shpend Ahmetit në krye të Prishtinës, para largimit nga objekti i komunës, e presin prangat në duar për ta dërguar në burgun e Dyzit!
Policia e Kosovës ka arrestuar dje një të mitur në Prishtinë, pasi ditë më parë vodhi pije alkoolike në një market në “Rrugën C”.
Sipas policisë, ai ka tentuar që dje të vjedhë sërish, por që u arrestua.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. C, Prishtinë 26.11.2021 – 03:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi që ditë më parë kishte vjedhur disa pije alkoolike në një market, ndërsa sot kishte tentuar përsëri të kryente vjedhje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)