Lexoni edhe:
Me urdhër të Hashim Thaçit e Kadri Veselit nga Haga, krijohet kabineti i “qeverisë në hije”, për t’i shantazhuar institucionet legale të qeverisura nga LVV-ja me kryeministrin Albin Kurti!
Kryetari i fshatit Gllogjan, Mustafë Selmanaj ka folur për tragjedinë e mbrëmshme në këtë fshat ku një person i maskuar me kallashnikov ka vrarë tre persona në një autobus në lëvizje, dy prej të cilëve nxënës.
Selmanaj ka thënë se autori i krimit pas aktit është larguar në këmbë, teksa autobusi ka lëvizur 50 metra me shoferin e vrarë kur edhe ka rënë në një kanal.
“Ka ndodhur një tragjedi e madhe dhe e dhimbshme që nuk e mbajmë mend më përpara. Jam njoftuar rreth orës 19. Më mori prindi i një fëmijë ëm tha shko se më ka mbet fëmija atje. Dikush ka dalë me breshëri arme duke vrarë 2 fëmijë. Kanë qenë 9 fëmijë në autobus. Ka pasur nevojë për trajtim mjekësor pasi ishin të terrorizuar. Ky autobus ka qenë linjë e rregullt Gllogjan-Gjakovë. Atë ditë ai ka qarkulluar 3-4 herë me nxënës. Në autobus s’ka pasur pasagjerë por vetëm nxënës. Ata kanë qenë 2 engjëj dhe s’kanë pasur konflikte me asnjë. Personi ka qenë i maskuar, ka qenë vetëm një dhe sipas nxënësve ai është larguar në këmbë. Autobusi eci 50 metra me shofer të vrarë e më pas ra në kanal. Ka qenë fati që fëmijët kanë lajmëruar prindërit dhe më pas ka ardhur policia. Në emër të fshatit dhe Komunës së Deçanit kërkojmë nga autoritetet të gjejnë autorin që ka bërë këtë krim të rëndë”, ka thënë ai.
(Kosova Sot Online)