![](/uploads/kosova-sot/images/2021/November/30/200x200_thumbs_b_c_b87443e79587a9fce4551ac1c467b2d11638259066.jpg)
Lexoni edhe:
Nga nesër ndryshon gjithçka rreth termineve për viza pune në Gjermani, kështu mund të aplikoni
Me një ceremoni për dorëzimin e pushtetit të hënën në mesnatë, Barbadosi u bë republika më e re në botë.
Në ceremoni ishte i pranishëm Princi Charles. “Krijimi i kësaj republike ofron një fillim të ri. Nga ditët më të errëta të së kaluarës sonë dhe mizorisë së tmerrshme të skllavërisë, që e njollos gjithmonë historinë tonë, njerëzit e këtij ishulli e shtruan rrugën e tyre me guxim të jashtëzakonshëm”, tha ai.
Pasi vitin e kaluar e kishte publikuar vendimin për t’i ndërprerë lidhjet me monarkinë britanike vitin e kaluar, Kryeministrja e Barbadosit, Mia Mottley, e cila e udhëhoqi ceremoninë, tha se ka ardhur koha që Barbadosi ta lërë plotësisht prapa të kaluarën koloniale.
Barbadosi është një ishull i vogël që shtrihet në lindje të Karaibeve dhe në veri të Amerikës Jugore, jo shumë larg Venezuelës. Një nivel të caktuar të sovranitetit e ka pasur që nga viti 1966, kur edhe është anëtarësuar në Kombet e Bashkuara.
Ishulli ka sipërfaqe prej 439 kilometrash katrorë dhe sipas vlerësimit të vitit 2019, ka rreth 287 mijë banorë. Shumica e popullsisë kanë prejardhje afrikane. Barbadosi njihet si destinacion i popullarizuar turistik.
(Kosova Sot Online)