U raportua se do të shkarkohej, çfarë thotë Rrahman Rama për largimin e tij

  • E /
  • 30 November 2021 - 13:29
U raportua se do të shkarkohej, çfarë thotë Rrahman Rama për largimin e tij

Gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka dhënë sot dorëheqje nga pozita e komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Pas dorëheqjes, Rama ka thënë se këtë vendim e ka marr pasi ka qëndruar gjatë në këtë pozitës.

“Vallahin  veç se boll. Kam ndejë boll. Tjetër herë flasim. Mirupafshim”, ka thënë shkurt Rama, në një prononcim për Klan Kosovën, pas ceremonisë së pranim-dorëzimit të detyrës.

Ndërkaq në vend të tij sot presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka caktuar Bashkim Jasharin, si komandant i Forcës së Sigurisë. Bashkimi është djali i Rifat Jasharit dhe nipi i Adem Jasharit dhe Hamëz Jasharit.

Ditë më parë është raportuar se komandanti i FSK-së do të shkarkohej nga pushteti. Kjo, pasi ai nuk ishte bindur që të përdoreshin automjetet e FSK-së të dhuruara nga SHBA-së, pasi do të ishte kundër marrëveshjes me amerikanët. SHBA-ja nga ana tjetër, i ka dërguar Kosovës notë diplomatike për t’ia tërhequr vërejtjen që automjetet e FSK-së të mos përdoreshin nga asnjë autoritet tjetër, pos Forcës.

Sipas raportimeve,  në shtator ministri Mehaj e ka urdhëruar komandën e Forcës së Sigurisë të Kosovës që FSK-ja t’i lyejë katër automjete të blinduara ushtarake M1117 ASV, pronë e FSK-së, me ngjyrë të kaltër, me arsyetimin se do të përdoreshin në mbështetje të aksionit të policisë në veri të vendit./