A e dini se, Rrahman Rama dhe Bashkim Jashari janë familjarë të afërt
Pas dorëheqjes së komandantit të deritashëm të FSK-së, Rrahman Ramës, presidentja Osmani e ka emëruar menjëherë gjeneralmajor Bashkim Jasharin si komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Bashkim Jashari, i cili përket familjes së komandantit legjendar Adem Jashari, është djali i Rifat Jasharit.
Megjithatë, përveçse që dihet se ai mban gradën e gjeneralmajorit, shumë pak ekziston informacion publik për të.
Bashkim Jashari, pas largimit të Sami Lushtakut nga TMK-ja, ka qenë komandant i Zonës së Parë të TMK-së.
Prej asaj pozite, Bashkim Jashari ka kaluar si shef i Inspektoratit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
E veçantë tjetër e komandantit të derisotëm të FSK-së, Rrahman Ramës, si dhe komandantit të tashëm Bashkim Jasharit është se këta dy janë familjarë të afërt me njëri-tjetrin, konkretisht janë dajë dhe nip.
Ish-komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, është nip i familjes Jashari.
(Kosova Sot Online)