Lexoni edhe:
Kravatat e bardha të faqes së zezë në sistemin e drejtësisë po ua bëjnë avokatine mbrojtëse nëntokës kriminale dhe rrjeteve të fuqishme të mafies kosovare!
Avokati mbrojtës i ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Gregory W. Kehoe, në një shkresë të gjatë, ka listuar argumente, që sipas tij, Gjyqtari i Procedurës Paraprake duhet t’i marr parasysh për lirimin në arrest shtëpiak të Hashim Thaçit. Ai përmend garancinë e dhënë nga Policia e Kosovës dhe garancitë e Qeverive të vendeve të treta.
Kehoe ka thënë se nuk ka rrezik që klienti i tij të ikë apo që të bëjë përpjekje për të penguar procedurat e Gjykatës, dhe gjithashtu thekson se s’ka ndonjë rrezik që Hashim Thaçi “të kryejë ndonjë vepër tjetër penale”.
Kehoe gjithashtu si argument për lirimin e Thaçit nga paraburgimi e përdor edhe garancinë e dhënë nga Policia e Kosovës.
“Në çfarëdo rasti, nëse kërkohet, z.Thaçi konfirmon se ai është i gatshëm që të pranojë arrestin shtëpiak nën çfarëdo kushti të arsyeshëm që Gjykata e Procedurës Paraprake e sheh të nevojshëm, përfshirë edhe kushtet standarde të arrestit shtëpiak për të plotësuar çdo kërkesë apo shqetësim të Prokurorisë dhe Gjykatës”, thuhet në kërkesën e mbrojtjes.
Gjithashtu mbrojtja e Thaçit ka përsëritur si alternativë edhe lirimin e Thaçit në një shtet të tretë që ka dhënë garancitë.
“Mbrojtja përsërit propozimin e saj që z.Thaçi të lirohet në territorin e [Redaktuar], në kushtet që konsiderohen të nevojshme nga Gjykata e Procedurës Paraprake, në zbatimin e Nenit 41 (11) dhe të Ligjit dhe Rregullit të Dhomave të Specializuara 56 (4) të Rregullave. Një masë e tillë vetëm se është aplikuar me sukses përpara gjykatave të tjera ndërkombëtare për ish-zyrtarë të lartë dhe është plotësisht e justifikueshme në rastin e tanishëm”, thekson tutje mbrojtja në dokumentin e datës 30 nëntor 2021.
Mbrojtja përmedn edhe garancinë që ky shtet i tretë ka dhënë për të akomoduar Hashim Thaçin nën kushtet e kërkuara nga Gjykata e Procedurës Paraprake.
“Qeveria e [Redaktuar], ka konfirmuar aftësinë për të siguaruar dhe monitoruar vendin e qëndrimit të z.Thaçi në [Redaktuar] në baza ditore, në pajtim të plotë me kërkesat e Dhomave të Specialuara të Kosovës”, potencohet në argumentimin e mbrojtjes.
Në fund mbrojtja thotë se Gjykata e Procedurër paraprake duhet të thërras në seanca dëgjimore, Policinë e Kosovës dhe përfaqësuesit e Qeverive të vendeve të treta që kanë ofruar garanci për mbajtjen e Thaçit në arrest shtëpiak.
“Për këto arsye, Mbrojtja me respekt kërkon që Gjykata e Procedurës Paraprake:
(i) të thërrasë një seancë dëgjimore për të dëgjuar
(a) pikëpamjet e Policisë së Kosovës për realizueshmërinë e lirimit të z.Thaçi në arrest shtëpiak në shtëpinë e tij në Kosovë.
(b) pikëpamjet e qeverive të [Redaktuar] mbi Lirimin e z. Thaçi në territoret e tyre përkatëse;
(c) pikëpamjet e palëve ;
(ii) të urdhërojë lirimin e përkohshëm të z. Thaçi në kushtet e tilla të konsideruara të përshtatshme”, thuhet në shkresën e avokatit kryesor të Thaçit dërguar Gjykatës së Procedurës Paraprake.
(Kosova Sot Online)