Lexoni edhe:
Kravatat e bardha të faqes së zezë në sistemin e drejtësisë po ua bëjnë avokatine mbrojtëse nëntokës kriminale dhe rrjeteve të fuqishme të mafies kosovare!
30 thasë me duhan refuz janë kapur nga Policia e Kosovës në fshatin Debëllde të Vitisë.
Zyrtarët policorë të Stacionit për Mbikqyrjen e Kufirit në Zhegër, e kanë vërejtur një veturë e cila dyshohet se ka ardhur nga Maqedonia e Veriut.
Malli i konfiskuar dhe vetura i dorëzohen për procedura të mëtutjeshme Doganës së Kosovës.
“Si rezultat i punës dhe angazhimeve nga njësitë policore është vërejtur një veturë e dyshuar, e cila dyshohet se ka ardhur nga drejtimi i kufirit me Republikën e Maqedonisë. Njësiti policorë gjatë kontrollit në veturë ka gjetur tridhjete thasë (30) duhan refuz. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa malli i konfiskuar dhe vetura i janë dorëzuar doganës së Kosovës. Njësitet policore janë duke kryer hetime intensive lidhur me rastin dhe personin e dyshuar”, njofton Policia.
(Kosova Sot Online)