Lexoni edhe:
Ofrohen edhe 30.000 euro plus shpërblim personit që jep informata për vrasësin në Gllogjan, për ta nxjerr kriminelin para drejtësisë!
Policia ka dhënë sot detaje rreth rrahjes së ndodhur në mes disa të rinjve, dy ditë më parë në Mitrovicë të Veriut.
Policia ka bërë të ditur se dy prej të lënduarve janë ende në trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Mitrovicës së Veriut.
“Të hënën rreth orës 22:42, në rrugën “Vardari” në një lokal janë përfshirë në rrahje disa persona, ku është përdorur edhe arma e zjarrit. Si pasoj tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit.
(Kosova Sot Online)