Lexoni edhe:
Serbia qëllimisht po e bllokon marrëveshjen e përhershme me Kosovën, dëshiron marrëveshje të përkohshme për ta vazhduar historinë mashtruese të ëndrrave!
Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, ka përkujtuar Presidentin Historik, Ibrahim Rugovën, në ditën e 77 vjetorit të lindjes së tij.
Mustafa ka shkruar se Rugova më shumë se çdokush tjetër e njihte mentalitetin, filozofinë, traditën dhe kërkesat e tyre.
Ndërsa ai ka thënë se me bindje profetike, Rugova përsëriste se vetëm me përkrahjen e ShBA-së Kosova mund dhe do të bëhet shtet, e që profetizmi i tij vlen edhe për ditët e sotme.
“Rugova kishte besim në njerëzit; ai më shumë se çdokush tjetër e njihte mentalitetin, filozofinë, traditën dhe kërkesat e tyre. Ishte prijës që kishte besim të pakufi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me bindje të fuqishme, profetike, përsëriste se vetëm me përkrahjen e SHBA-së Kosova mund dhe do të bëhet shtet. Profetizmi i tij vlen po aq edhe për ditët e sotme!”, ka shkruar Mustafa.
Kujtojmë që ish-Presidenti, Ibrahim Rugova vdiq më 21 janar të vitit 2006 në moshën 61-vjeçare.
(Kosova Sot Online)