Lexoni edhe:
Serbia qëllimisht po e bllokon marrëveshjen e përhershme me Kosovën, dëshiron marrëveshje të përkohshme për ta vazhduar historinë mashtruese të ëndrrave!
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) sot ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm me përfaqësues të të gjitha federatave, anëtare ku u diskutua për Ligjin e Pagave e masat e paralajmëruara nga sindikatat.
Gjatë takimit, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës kërkoi që të draftohet Ligji i Pagave, Ligji për Skemat Pensionale dhe ai për sigurimet shëndetësore.
Nga SBASHK’u kërkuan që këto ligje të miratohen në mars të vitit të ardhshëm.
Nëse merren parasysh kërkesat e tyre, atëherë nga SBAShK’u u tha se sot në orën 14:00 do të marrin vendim për pezullimin e protestave të arsimit të dhjetorit dhe janarit deri në mars.
(Kosova Sot Online)