Ndërprerja e transmetimit të adresimit të Vuçiqit, Danas del me detaje të reja

  • E. /
  • 03 December 2021 - 11:02
Ndërprerja e transmetimit të adresimit të Vuçiqit, Danas del me detaje të reja

Teksa presidenti Aleksander Vuçiq mbrëmë po fliste drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Serbisë atij iu ndërpre transmetimi për disa minuta. Gazeta serbe “Danas” duke u thirrur në burime të saj shkruan se pajisjet teknike gjatë transmetimit kanë qenë të mbikqyrura nga sigurimi personal i Vuçiqit dhe ata  nuk i kanë lejuar gazetarët e as stafin teknik që të afrohen.

Megjithatë “Danas” shkruan se nuk dihet nëse ndërprerja ka qenë sabotazh apo neglizhencë e sigurimit të presidentit Vuçiq pasi këshilltarja e tij për media, Suzana Vasiljeviq s’është përgjigjur në thirrjet e gazetës.

Sipas gazetës serbe, kërkimfalja publike e RTS-së për ngjarjen e djeshme s’ishte për publikun por për Vuçiqin.

Radio Televizioni Shtetëror serb në një deklaratë që ka lëshuar dje ka thënë se ndërprerja e transmetimit të Vuçiqit është shkaktuar nga një person i paidentifikuar, duke tërhequr qëllimisht kabllot nga rryma.

(Kosova Sot Online)