Lexoni edhe:
Finalizimi i ligjit VETTING ka krijuar panik të madh dhe i ka trazuar prokurorët e gjyqtarët e korruptuar!
Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media kanë bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen. Kjo thirrje është bërë në mënyrë të veçantë për ata që kanë marrë vetëm njërën dozë të vaksinës dhe që më pas nuk janë vaksinuar edhe me dozën e dytë.
Nga MSH-ja thonë se nëse qytetarët nuk e kanë marrë dozën e dytë të vaksinës brenda periudhës katër javore, certifikata e tyre me vetëm njërën dozë nuk do të merret si dëshmi. Përndryshe MSH-ja thotë se të vaksinuarit me një dozë që nuk e kanë marrë edhe të dytën brenda katër javësh do të duhet të paraqesin si dëshmi edhe testin RT-PCR negativ jo me të vjetër se 48 orë.
“Duke qenë se një numër i qytetarëve pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, nuk shkojnë për të marrë dozën e dytë në periudhën brenda katër javësh (28 ditë pas marrjes së dozës së parë), Ministria e Shëndetësisë, rikujton se certifikata e tyre do të përdoret si dëshmi vetëm nëse ajo është jo më e vjetër se 4 javë apo nëse testi RT-PCR është kryer, në 48 orët e fundit krahas marrjes së një doze.
Qytetarëve, të cilët nuk e marrin dozën e dytë brenda periudhës katër javore, nuk do t’u merret si dëshmi certifikata vetëm me një dozë, përveç në rastet kur ata prezantojnë dëshmi mjekësore që kanë kundër-indikacione shkencërisht të vërtetuara për mos-vaksinim. Në të kundërtën duhet ta paraqesin testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më të vjetër se 48 orë, krahas certifikatës me vetem një dozë të marrë.
Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të cilët nuk e kanë kompletuar procesin e vaksinimit duke e marrë vetëm njërën dozë, që ta marrin edhe dozën e dytë sa më parë për t’u mbrojtur nga virusi dhe në të njëjtën kohë për ta lehtësuar lëvizjen e tyre, sikurse edhe qytetarëve të tjerë që ende nuk janë vaksinuar, që ta bëjnë këtë, sepse situata epidemiologjike sa i përket COVID-19 ndonëse këtyre ditëve është e qetë në Kosovë, ende është e brishtë dhe kërcënohet nga variante të ndryshme të virusit SARS COV-2 dhe nga mos vaksinimi i një pjese të popullatës”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)