Lexoni edhe:
Finalizimi i ligjit VETTING ka krijuar panik të madh dhe i ka trazuar prokurorët e gjyqtarët e korruptuar!
Në aeroportin e Shkupit para pak minutash kanë arritur dy aeroplanë ushtarak me 45 trupat e pajetë të atyre që u aksidentuan tragjikisht në Bullgari.
Krahas zyrtarëve të lartë shtetëror të Maqedonisë së Veriut, në këtë ceremoni po marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë nga Kosova dhe Shqipëria.
Atje është presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, derisa nga Shqipëria Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Blendi Çuçi, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe të tjerë.
45 trupat e pajetë pritet që sot t’u dorëzohen familjarëve të tyre, derisa sot po ashtu pritet të bëhet edhe varrimi i tyre.
Në pritje të tyre ka dal edhe delegacioni shtetërorë.
(Kosova Sot Online)