Lexoni edhe:
Publikohet raporti 24 orësh për rastet e reja me koronavirus në Kosovë
Një burrë italian, i cili synonte ta siguronte certifikatën e vaksinimit pa e marrë vërtet vaksinën, u mundua ta mashtronte stafin mjekësor duke vendosur në krah një dorë të rreme nga silikoni, thanë zyrtarët të premten.
Pavarësisht ngjyrës së ngjashme të objektit me ngjyrën e lëkurës së burrit, askush nuk u mashtrua nga dora e salikonit dhe burri në të pesëdhjetat u raportua në policinë lokale pas incidentit që ndodhi të enjten në mbrëmje në Biella, në veriperëndim të Italisë, raporton AFP.
Publikohet raporti 24 orësh për rastet e reja me koronavirus në KosovëLexoni edhe:
“Rasti i afrohet kufirit të qesharakes, nëse nuk do të ishte fakti që ne po flasim për një gjest me seriozitet të jashtëzakonshëm”, tha Albert Cirio, shef i qeverisë rajonale të Piemontit, përmes një deklarate në Facebook.
Ai tha se një veprim i tillë është “i papranueshëm krahasuar me sakrificën që i tërë komuniteti ynë e ka paguar gjatë pandemisë, në kuptimin e jetës së njerëzve, kostos sociale e ekonomike”.
Incidenti me dorën e rreme vjen para ashpërsimit të rregullave në Itali nga e hëna për personat që nuk janë vaksinuar për Covid-19.
(Kosova Sot Online)