Një grua 104-vjeçare mëson shkrim e lexim

  • E. /
  • 04 December 2021 - 14:01
Një grua 104-vjeçare mëson shkrim e lexim

Duke u shprehur se ka dashur gjithmonë të mësojë të shkruajë dhe të lexojë, Kuttiyamma tha se e kanë martuar në moshën 16-vjeçare dhe se duhej të bënte punët e shtëpisë.

Një grua në shtetin Kerala në jug të Indisë ka mësuar të lexojë dhe të shkruajë në moshën 104-vjeçare.

Në lajmin e BBC thuhet se ëndrra e një gruaje të quajtur Kuttiyamma për të lexuar e shkruar u realizua në moshën 104-vjeçare.

Gjithashtu thuhet se Kuttiyamma ndoqi arsimin e mbështetur nga shteti dhe kaloi 89 nga 100 provime.

Duke u shprehur se ka dashur gjithmonë të mësojë të shkruajë dhe të lexojë, Kuttiyamma tha se e kanë martuar në moshën 16-vjeçare dhe se duhej të bënte punët e shtëpisë.

(Kosova Sot Online)