Lexoni edhe:
Të korruptuarit dhe të inkriminuarit që e kapën për dy dekada sistemin e drejtësisë po e shpenzojnë energjinë e fundit për ta sabotuar ligjin Vetting!
Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Skënder Durmishi, duke folur për projektin e “Open Balkan”, ka thënë se tashmë janë bërë të qarta arsyet pse Kosova nuk po i bashkohet një iniciative të tillë.
Durmishi ka theksuar se një prej arsyeve kryesore se pse Kosova nuk bashkohet në një nismë të tillë, është mungesa e garancës se “Open Balkan” do të ndjek dhe zbatojë frymën e Bashkimit Evropian.
Ai thotë se s’ka as një dokument që rregullon kompetencat, përgjegjësitë dhe mënyrën e udhëheqjes.
“ Janë bërë të qarta arsyet pse është kundër. Këtu para se gjithash do të veçojë disa nga këto elemente. Mbi të gjitha këtu është që Kosova nuk do që asnjë asociacion të jetë alternativë e Bashkimit Evropian. Me atë se çfarë dihet deri tash, nuk ka garanca se ky asociacion do të ndjek dhe zbatojë frymën e BE-së. S’ka një dokument, ku rregullohen në mënyrë strukturore kompetencat, përgjegjësitë dhe mënyra e udhëheqjes. Kjo është arsyeja kryesore”, ka thënë Durimishi
Ai ka përmendur si çështje tjera edhe gjithpërfshirjen dhe barazinë.
Sipas tij, Kosova mund të përfshihet në iniciativa rajonale vetëm si e barabartë me simbolet shtetërore.
(Kosova Sot Online)