Lexoni edhe:
Kjo është alarmante, mbi një milion qytetarë e braktisën Kosovën të zhgënjyer nga politika që vetëm premton dhe mashtron!
Indikacionet e para sugjerojnë se varianti Omicron mund të shkaktojë simptoma më të lehta se varianti dominues Delta, thanë zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara.
Shefi i këshilltarëve mjekësorë i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci tha se shkencëtarëve u duhen më shumë informacione para se të përcaktojnë ashpërsinë e variantit Omicron.
“Deri tash, nuk duhet se ka një shkallë të lartë të ashpërsisë”, tha Fauci për CNN.
“Por, ne duhet të jemi të kujdesshëm para se të bëjmë përcaktime nëse është më pak i rëndë ose vërtetë nuk shkakton ndonjë sëmundje të rëndë, krahasuar me Deltën”, tha Fauci.
Raportimet nga Afrika e Jugut –ku Omicroni u identifikua për herë të parë, dhe që atëherë po përhapet me shpejtësi edhe në shtete të tjera –sugjerojnë se ky variant mund të shkaktojë simptoma më të lehta krahasuar me variantet paraprake.
Omicroni besohet se është më ngjitës sesa variantet tjera, përfshirë variantin Delta, por shkencëtarët ende po punojnë për të kuptuar se sa efektiv është ky variant për të shmangur mbrojtjen nga vaksinat.
Varianti i ri i koronavirusit është identifikuar në dhjetëra shtete, por Delta është varianti kryesor që ka shkaktuar rritjen e rasteve në Evropë dhe në Amerikën e Veriut.
Edhe nëse vërtetohet se Omicroni është më pak i rrezikshëm se Delta, ky variant do të vazhdojë të jetë problematik, tha për CBS, Maria Van Kerkhove, epidemiologe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
“Edhe nëse kemi një numër të madh rastesh që janë të lehta, disa nga të infektuarit do të kenë nevojë të hospitalizohen”, tha ajo.
“Ata do të duhet të shtrihen në repartet e kujdesit intensiv dhe disa njerëz do të vdesin. Ne nuk duam që kjo të ndodhë, pasi veçse po përballemi me një situatë të vështirë teksa Delta është përhapur në mbarë botën”, shtoi Maria Van Kerkhove./REL
(Kosova Sot Online)