![](/uploads/kosova-sot/images/2021/December/07/200x200_91892_KOS201109presidenthashimthacispecialistchambersthehagueRTR_16049382806401638860773.jpeg)
Lexoni edhe:
Refuzimit për lirim me kusht të të akuzuarve nga Gjykata Speciale është peng i tentativës së Hashim Thaçit për ta shpërbërë gjykatën per t’i shpëtuar arrestimit!
Ky është momenti shokues kur gruas amerikane i digjen flokët derisa po shuante qirinjtë në tortën e saj të ditëlindjes.
Sipas medieve të huaja, Ana Oosterhouse njëherësh nënë e gjashtë fëmijëve kishte organizuar një festë të përbashkët me djalin e saj shtatëvjeçar Hunter në Ogden, Utah kur ndodhi incidenti.
Derisa u përkul për të shuar qirinjtë në tortën e ditëlindjes, një fije floku mori flakë, pastaj zjarri u përhap me shpejtësi në anën e djathtë të kokës së saj.
Të pranishmit bërtisnin derisa nxitonin për të shuar flakët. Ana nuk pësoi dëmtime të përhershme, por asaj iu dogjën flokët, qerpikët dhe vetullat; gjithashtu kishte djegie në fytyrë.
(Kosova Sot Online)