Lexoni edhe:
Vuçiqi i reagon BE-së, ankohet se Kurti nuk dëshiron të flasë me të
Kryeministri Kurti po përfaqëson Kosovën me fusnotë në takimin e Këshillit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës në Bruksel.
Ky është takimi i katërt që mbahet mes Kosovës dhe BE-së sa i përket progresit të MSA-së.
Vuçiqi i reagon BE-së, ankohet se Kurti nuk dëshiron të flasë me tëLexoni edhe:
Përpos kryeministrit Kurti në Bruksel kanë udhëtuar edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ministrja Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala.
Këshilli i Stabilizim Asociimit është formuar në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe në të analizohet zbatimi i kësaj marrëveshjeje nga të dy palët.
Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është marrëveshja e parë kontraktuale dhe e vetmja ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, e cila ka hyrë në fuqi më 1 prill të vitit 2016 dhe e cila synon të mbështesë përpjekjet e Kosovës për forcimin e demokracisë dhe shtetin e së drejtës.
(Kosova Sot Online)