Lexoni edhe:
Prokuroria e Kosovës duhet të ngritë aktakuzë për tradhti shtetërore, ndaj atyre që nënshkruan marrëveshje, të cilat e rrezikojnë shkatërrimin e shtetit!
Dy policë spanjollë janë futur në ujin e akullt të një rezervuari për të shpëtuar një qen të ngujuar, kur pjesa veriore e vendit po përballet me mot të ftohtë.
Në videon e publikuar nga policia shihen policët pa rroba në pjesën e sipërme të trupit duke u futur në ujin me shtresë të akullit për ta nxjerrë qenin deri në breg.
Policia tha se qeni kishte mbetur i ngujuar për disa orë në një rezervuar në Canfranc, në lindje të Spanjës, shkruan Reuters.
Agjencia e Meteorologjisë e Spanjës parashikoi reshje të dendura bore dhe erë të fortë në disa pjesë veriore të Spanjës të mërkurën.
Për ta shmangur mbingarkesën, autoritetet e trafikut u bënë thirrje njerëzve që të kthehen më herët nga pushimi 5-ditor, që pritet të përfundojë të mërkurën.
(Kosova Sot Online)