Lexoni edhe:
Kryeministri Kurti nën presionin e Mustafës, vegël e shërbimit sekret serb për t’i dhënë epilog asociacionit kundërkushtetues!
Shpata që e kishte bartur Napoleon Bonaparta, kur e kishte realizuar puçin e vitit 1799, si dhe pesë armë zjarri të tij janë shitur në një ankand në Shtetet e Bashkuara për gati 2.9 milionë dollarë.
Kompania e ankandeve, “Rock Island”, i shiti gjësendet më 3 dhjetor përmes telefonit një blerësi që ka mbetur anonim, i tha agjencisë AFP kryetari i kompanisë, Kevin Hogan.
Shpata dhe pesë pistoletat e zbukuruara fillimisht ishin vlerësuar me çmim nga 1.5 deri 3.5 milionë dollarë, shkruan France24.
Me blerjen e këtyre armëve, “blerësi po çon në shtëpi një pjesë shumë të rrallë të historisë. Jemi të kënaqur që ia kemi ofruar mundësinë për të siguruar një objekt të tillë historik”, tha Hogan.
Shpata e Napoleonit ishte bërë nga Nicolas-Noël Boutet, që ishte drejtor i fabrikës shtetërore të armëve në Versajë.
Pasi ishte bërë perandor, besohet se Napoleoni ia kishte dhuruar shpatën gjeneralit Jean-Andoche Junot, por bashkëshortja e gjeneralit më vonë ishte detyruar që ta shiste armën për t’i paguar borxhet.
Më vonë, shpata ishte siguruar nga një muze në Londër. Pronari i fundit ishte një koleksionist amerikan, por shtëpia e ankandeve tha se burri vdiq së voni.
(Kosova Sot Online)