
Lexoni edhe:
Kryeministri Kurti nën presionin e Mustafës, vegël e shërbimit sekret serb për t’i dhënë epilog asociacionit kundërkushtetues!
Prokuroria Themelore e Pejës nuk e ka konfirmuar e as mohuar se një prej pistave që po hetohet për tragjedinë në Gllogjan, ku u vranë tre persona, është ajo që e zbuloi mbrëmë avokati Besnik Berisha.
Berisha tha se po pretendohet se ka pasur një vetëvrasje të një të reje, për të cilën dikush e fajësonte shoferin e autobusit, dhe se kjo është një prej pistave të hetimit.
Të pyetur për këto deklarata të Berishës, nga Prokuroria e Pejës s’kanë pranuar të japin informata.
Zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi i ka thënë xpress se janë duke zhvilluar hetime intensive, por se në këtë fazë s’mund të ndajnë informacione.
“Janë duke u zhvilluar hetime intensive. Në këtë fazë hetimore nuk mund te japim informata për këtë çështje penale. Ju faleminderit për mirëkuptim!”, thuhet në përgjigjen e Nikçit.
Berisha ka deklaruar mbrëmë se në këtë s’ka diçka konkrete ende dhe se paralelisht me të po hetohet edhe një pistë tjetër.
“Pretendohet se ka pas një vetëvrasje të një të reje që fajësohej shoferi, dmth nga dikush është fajësuar…pastaj pse ia ka nxanë rrugën ky. Unë nuk po them që organet e kanë fajësu, por nga dikush fajësohej, tash edhe emnin s’muj me ia ngjit këtu. Fajësohej për atë akt, për atë humbje jete dhe thuhet se, së paku pista që hetohet, se dyshohet se ka pas një periudhe “grace period”, që pas një viti e tutje nga momenti tragjik t’i mbushë një vjet, unë do të merrem vesh me atë person ndryshe. Dhe kjo është një nga pistat e cila po hetohet, pra hakmarrje si rezultat i humbjes së një jete të një të reje. Por, që ta analizoj këtu, edhe në këtë pistë që po punohet paralelisht me një version tjetër, nuk ka diçka konkrete, ka akoma thashetheme”, ka thënë Berisha.
Ndryshe, tre persona janë vrarë dhe një është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në drejtim të një autobusi në afërsi të fshatit Gllogjan të Komunës së Deçanit, mbrëmjen e 26 nëntorit.
Autobusi po transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan.
(Kosova Sot Online)